Rama: Ndërtimi i Skavicës do i japë fund shkarkimeve të hidrocentraleve
BKT
Shqipëri

Rama: Ndërtimi i Skavicës do i japë fund shkarkimeve të hidrocentraleve

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë për shtyp së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, dhe ministren e Bujqësisë, Milva Ekonomi, për situatën e përmbytjeve në vend.

Në konferencë Rama tha se "të shqetësuar nga parashikimet e motit nga Instituti i Gjeoshkencave situata e përmbytjeve u menaxhua mirë".

Kreu i qeverisë theksoi se situata ishte kritike nga liqeni i Shkodrës deri në Vjosë.

“Situata ka qenë kritikë nga liqeni i Shkodrës deri poshtë në Vjosë”, tha ai.

Rama theksoi se ndërtimi i hidrocentralit të Skacivës do i japë fund shkarkimeve të hidrocentraleve, njofton euronews.albania.

“Ndërtimi i Skavicës që ne e kemi futur në proces dhe do të jetë realitet në mandatin e ardhshëm do të mbyllë kapitullin e frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve. Derisa të jetë Skavica që të jetë ujëmbledhës, sfida e menaxhimit është sfida kryesore. Ne kemi fituar këtë herë sfidën e menaxhimit”, u shpreh Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri