Ligue1 vjen sonte me derbin Montpellier- Monaco, ja formacionet e mundshme

Ligue1 vjen sonte me derbin Montpellier- Monaco, ja formacionet e mundshme

Montpellier do të shikojë t’i jap fund serisë prej pesë ndeshjeve pa fitore, ku sot pret në shtëpi skuadrën e AS Monacos në stadiumin “Stade de la Mosson”.

Në kontrast, mysafirët do të shikojnë të regjistrojnë fitoren e tretë radhazi, ku triumfuan kundër skuadrave si Lorient dhe Angers.

Pas 19 xhirosh, AS Monaco pozicionohet në vendin e katërt, me 10 fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar 33 pikë.

Në anën tjetër, Montpellier pas 19 ndeshjeve, kanë regjistruar tetë fitore, katër barazime dhe shtatë humbje, duke u pozicionuar në vendin e tetë me gjithsej 28 pikë.

Të dy skuadrat pritet të rikthehen në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion. Formacionet e mundshme pritet të jenë këto.

Montpellier HSC (4-4-2): Omlin; Sambia, Mendes, Congre, Oyongo; Souquet, Chotard, Ferri, Ristic; Laborde, Delort

Monaco (4-3-3): Lecomte; Sidibe, Maripan, Badiashile, Henrique; Diop, Tchouameni, Fofana, Golovin; Ben Yedder, Volland

21:00 Montpellier HSC (4) – Monaco (8) (Stadiumi De la Mosson)