17:28 / 15.01.2021
Can Yaman thyen heshtjen pasi iu zbulua lidhja me gazetaren italiane
Can Yaman ka reaguar pas raportimeve për lidhjen e re.
Aktori i njohur turk, Can Yaman ka nisur një romancë të re dhe atë me një prezantuese italiane, shkruan lajmi.net.
Yaman po e shijon lidhjen e re me Diletta Leotta dhe lajmi u bë i ditur nga mediet italiane, pasi iu publikuan fotografitë e para të çiftit.
Në fotografitë që qarkulluan në medie, Can dhe Diletta u panë në momente intime pranë njëri-tjetrit.
Ata kanë pushuar për pesë ditë në Itali, ndërsa tentuan që ky udhëtim të mbetej larg vëmendjes së publikut, por ndodhi e kundërta.
Pas gjithë këtyre, Can Yaman ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan “Është puna ime! Pikë”, të shoqëruar me një emoji, që do nënkuptonte fjalën “Heshtni”.























