21:38 / 15.01.2021
Trajneri i Mabetex Prishtinës: Humbje nga e cila do të mësojmë
Huar Morina, trajneri i Prishtinës në futsall, ka thënë se kjo humbja nga Barcelona do të jetë një mësim për të ardhmen.
Ai ka folur për Indeksonline pas ndeshjes.
“Jemi munduar që me paraqitjen tonë ta përfaqësojmë edhe Kosovën sa ma mirë, kishim një kundërshtar te vështirë si është Barcelona, ne pjesën e parë qëndruam mirë, por duhet ditur kualitetin e tyre. Unë i uroj futbollistët për paraqitjet e tyre dhe shpresojmë se kjo ndeshje do të jetë një mësim për ne në të ardhmen”, tha trajneri i Prishtinës.























