Neymar: Mendova të tërhiqem, por në fund ka fituar dashuria për futbollin

Neymar: Mendova të tërhiqem, por në fund ka fituar dashuria për futbollin

Është një nga lojtarët më të vlerësuar, megjithatë bota e futbollit mund të mos ishte në gjendje këtë moment të shijonte një prej më të mirëve në marrëdhënien me topin. Fjala është për Neymar, i cili së fundmi ka pranuar se e ka menduar në një moment tërheqjen nga futbolli, por më pas thekson se ka fituar dashuria për të.

“Një herë arrita në një pikë ku pieta veten nëse duhej të vazhdoja të luaja. Më pas u mendova dhe kujtiva se gjithçka kisha bërë ishte për të arritur në këtë pikë. Dashuria për futbollin më riktheu më pas qetësinë", u shpreh Neymar, transmeton "Vip Sport"

Mendoj se jam një person që e menaxhon mirë presionin. Jam numri 10 i Brazilit dhe PSG dhe mendoj se gjithçka e menaxhoj mirë. E di që duhet të jap 100% në fushë sepse këtë presin të gjithë”