16:13 / 16.01.2021
Në Shqipëri, Partizani fitore në udhëtim ndaj Skënderbeut
Partizani ia ka dalë që t`i sjellë tri pikë nga udhëtimi në Korçë.
Të kuqtë kanë fituar 2-1 ndaj Skënderbeut vendas.
Golat për Partizanin i shënuan Bardhi dhe Solomon, kurse për Skënderbeun realizoi Mensah.
Aktualisht tabelën e Kategorisë Superiore shqiptare po e udhëheq Vllaznia e Shkodrës.























