16:48 / 16.01.2021
Në Bundesliga 2 Paçarada fiton ndaj Sulejmanit
Leart Paqarada ka qenë vendimtar me asistin e tij për golin e realizuar nga Igor Matanovic në fitoren e St Pauli ndaj Hannover 96.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 3-2 për ekipin e Paçaradës, që luajti si mysafir.
Pos Matanovic për St Pauli kanë shënuar edhe Rodrigo Zalazar e Guido Burgstaller.
Të dy golat për Hannover 96 i ka realizuar Genki Haraguchi.
Për Hanoverr 96 luajti edhe kosovari tjetër, Valmir Sulejmani, i cili edhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Edhe pas kësaj fitore St. Pauli nuk del nga zona e rrezikshmërisë, e cila mund ta gjuajë në një kategori më poshtë. Gjendet në vendin e shtatëmbëdhjetë në tabelë.























