Rrethi i parë i Kupës së Kosovës në futsall më 5 dhe 7 shkurt
Më 5 dhe 7 shkurt do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në futsall.
Shorti u hodh short sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
U hodh shorti për rrethin e parë të kupës në futsall
16 janar, 2021 – Sot në zyrën e Komisionit të futsallit në prezencë të kryetarit dhe të komisarit të garave është bërë tërheqja shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës. Në këtë rreth të garave marrin pjesë vetëm ekipet e Ligës së Parë, derisa ndeshjet do të zhvillohen më datë 5/7 shkurt.
Rreth i parë
FC Vjeshta-FC Obiliqi
FC Fidacom-FC Rahoveci 2019
FC Vitia-FC Kastrioti
FC Vjosa-FC Perlepnica
KFS Rahoveci-FC Mitrovica
FC F.Vraniqi-FC Jetoni
FC Albaniku-FC Varoshi























