Inter me probleme ekonomike, nuk ka arritur dot të paguajë këstin e blerjes
BKT
Sport

Inter me probleme ekonomike, nuk ka arritur dot të paguajë këstin e blerjes

Interi nuk po përjeton një moment të mirë ekonomik për shkak të pandemisë globale të COVID-19.

Dhe një ndër arsyet e mos ndërhyrjes në merkato është ky shembulli për klubin zikaltër. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, klubi zikaltër nuk ka paguar ende pjesën e parë të këstit së blerjes së Ashraf Hakimit tek Reali i Madridit, e cila shkon në shifrën e 13 milionë eurove, transmeton Panorama.

Hakimi i transferua tek Interi për një shifër prej 40 milionë eurosh, dhe madrilenët i kuptojnë zikaltërit për problemin e tyre dhe nuk do të kenë probleme për momentin me Zhang Jindong  dhe ortakët e bosit të “Suning”.