20:33 / 17.01.2021
Formacionet zyrtare Inter – Juventus
Java e 18-të e Serie A sjell derbin e shumëpritur ndërmjet Interit dhe Juventusit sonte në "Giuseppe Meazza" me fillim nga ora 20:45.
Trajnerët Antonio Conte dhe Andrea Pirlo treguan respekt maksimal për njëri-tjetrin në konferencat për medie para ndeshjes.
Momentalisht Interi ka katër pikë më shumë se Juventusi dhe renditet në vendin e dytë, por 'Zonja e Vjetër" ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Këto janë formacionet zyrtare:
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lautaro, Lukaku.
Juventus: Schezney, Danilo, Bonucci, Chiellini, Frabotta, Ramsey, Rabiot, Bentacur, Chiesa, Ronaldo, Moratta























