Drejtësi përmes artit
BKT
Lajme

Drejtësi përmes artit

Është kërkar kohë që dhimbja e traumat e luftës të rehabilitohen dhe, në këtë konteskt, është folur e trajtuar pak te ne.

“Heronjtë, dëshmorët, familjet e tyre, të zhdukurit, familjarët e tyre, viktmat e dhunës seksuale, etj., është dashur të kenë trajtesë të veçantë”, deklaroi Eliza Hoxha, arkitekte, këngëtare dhe kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, në “Studio e hapur”, në RTK

Tutje, ajo shtoi se për këto shtresa të shoqërisë sonë nuk është marrë siç do të duhej, siç thashë, nga grupet e ndryshme të komuniteti tonë shoqëror, ndërkohë që në aspektin artistik është bërë përpjekje në trajtimin e shtresave të dala nga lufta.

“Duke qenë që heronjtë, viktimat e luftës, për veteranët etj.,është trajtuar, përveç aspekteve tjera, është bërë përpjekje trajtimi edhe në aspektin artistik, përveç për të zhdukurit edhe për komunitetin më të ndjeshëm, për gratë e dhunuara të luftës”, shtoi ajo.

Tutje ajo evokoi mbresat e saj në organizimin e instalacionit artistik për të zhdukurit nga lufta e Kosovës, në Gaklerinë Kombëtare, por më pastaj edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Arti konceptohet në mënyra të ndryshme, psh. muzika konceptohet si diçka festive, ku përmes saj ne duhet të gëzohemi, të vallëzojmë, diçka që shpërfaq vetëm gëzim, festë, por jo si thirrje, si mënyrë komunikimi”, sqaroi Hoxha.

Ndër të tjera ajo tregoi për mënyrën e procesin e krijimit të një vepre artistike lidhur me temën e luftës.

Ajo më tej tregoi edhe për një këngë që trajton kategorinë e grave të dhunuara nga lufta, që ka bërë ta përjetojë rëndë.

Ndërkaq lidhur me ish-krerët e UÇK-së që tani janë në Hagë, Hoxha theksoi se ka pasur shumë miq që iu kanë bashkuar idesë se “Liria ka emër”, si një ide sublime që zgjojnë mendjen e njerëzve, por, duke qenë deputete e Kuvendit të Kosovës, ndiehem e zhgënjyer që nuk është votuar ligji për luftën e UÇK-së, ndonëse aty ka vend për përmirësime, por mjerisht, ligji nuk kaloi.

“Me veprime të tilla historia jonë rrokulliset, ndaj e vetmja gjë që ne duhet ta bëjmë është që ne nuk guxojmë të harrojmë, nuk guxojmë ta përjashtojmë njëri-tjetrin nga historia” deklaroi ajo./RTKLive

 

 


MË SHUME NGA Lajme