Shqipëria e Greqia me qendër të përbashkët koordinuese në Kakavijë
BKT
Shqipëri

Shqipëria e Greqia me qendër të përbashkët koordinuese në Kakavijë

Shqipëria dhe Greqia do të kenë në Kakavijë një qendër të përbashkët, në të cilët dy palët do të punojnë për çështje që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe atë ndërkufitar, duke shkëmbyer informacione sekrete.

Këtë të hënë u nënshkrua edhe marrëveshja mes dy vendeve, ku synohet intensifikimi i luftës kundër krimit ndërkufitar përmes bashkëpunimit të stafeve të dy vendeve.

Pala shqiptare u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm ndaj luftës kundër krimit të organizuar.
“Jemi këtu për të dëshmuar dy gjëra, e para një vlerësim për bashkëpunimin ndaj dy policive tona dhe e dyta për ta ngjitur me lart këtë bashkëpunim, dëshmi për luftën ndaj krimit të organizuar dhe marrëdhënieve mes dy vendeve. Ky është hapi i parë dhe do të vijojë me tej”.

Zv.ministri i Mbrojtjes Civile greke Elefterios Ikonomu tha se shërbimet përmes kësaj qendre synojnë më shumë siguri.  “E rëndësishme është që oficerët e të dyja palëve do të punojnë në të njëjtin vend, do të shkëmbejnë informacione sekrete duke koordinuar shërbimet për luftën kundër krimit ndërkufitar dhe atij të organizuar. Është e rëndësishme të theksojnë se më funksionimin e saj pa ndërprerë do të forcohet  besimi reciprok. Do të përshpejtohet reagimi i menjëhershëm i shërbimeve.Mesazhi ynë i qartë është se punojmë me mënyrë metodike kundër krimit të organizuar, duke garantuar siguri e paqe në shumicën dërrmuese të dy popujve tanë që lëvizin mes dy vendeve tona”.

Qendra do të funksionojë 24 orë, ndërsa oficerë të të dyja vendeve dhe nëpunës të doganës do jenë të pranishëm. 

Oficerët e të dyja palëve do të shkëmbejnë informacione sekrete, duke koordinuar shërbimet për luftën kundër krimit ndërkufitar./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri