17:01 / 18.01.2021
Shaqiri krenar që ka regjistruar 50 paraqitje për Liverpoolin
Xherdan Shaqiri luajti titullar të dielën në derbin e Premierë Ligës në mes të Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, ndeshje e cila u mbyll me rezultat 0-0.
Kjo ndeshje ishte e veçantë për futbollistin me prejardhje shqiptare, pasi ishte e 50-ta me fanellën e Liverpoolit.
“Jam krenar që kam regjistruar paraqitjen e 50-të për Liverpoolin”, ka shkruar Shaqiri. Në këto 50 paraqitje ylli shqiptar i futbollit ka realizuar tetë gola dhe tetë asistime.























