Gjoshi: Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata me PDK-në

Gjoshi: Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata me PDK-në

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se Vasfiji Krasniqi ka qenë në negociata me Partinë Demokratike të Kosovës për të qenë pjesë e listës së kësaj të fundit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

I ftuar në T7, ai ka thënë se deri disa orë para se Vetëvendosje të publikonte listën me kandidatët për deputetë, Krasniqi ka qenë në negociata me PDK’në, e cila i ka ofruar asaj numrin 3 në listë.

“Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata edhe me neve. Ka pasur një bisedë edhe me kryetarin e partisë edhe me njerëz tjerë deri pak orë para se të dorëzohet lista. I ka pasur disa kërkesa për mbështetje që ndoshta të tjerat ja kanë ofruar më shumë. Ne asaj ja kemi ofruar numrin 3 në listë”, tha ai.

Përkundër insistimit të Lanit, Gjoshi nuk pranoi të tregoj kërkesat që i ka pasur Krasniqi ndaj PDK’së.


MË SHUME NGA Aktuale