508 tiketa për mosrespektim të masave anti-covid

508 tiketa për mosrespektim të masave anti-covid

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 508 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Gjithashtu, policia ka shqiptuar edhe 1004 tiketa trafiku. Ndërkohë, njofton se kanë ndodhur 13 aksidente trafiku me të lënduar dhe 40 aksidente me dëme materiale.