Të akuzuarit në rastin “Veteranët” shpallen të pafajshëm

Të akuzuarit në rastin “Veteranët” shpallen të pafajshëm

Të gjithë të akuzuarit në rastin “Veteranët” janë shpallur të pafajshëm. Të akuzuarit janë liruar nga aktakuza në procesin gjyqësor që është mbajtur sot. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Të akuzuar për rastin “Veteranët” ishin Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.