AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Muharrem Ramabaja

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Muharrem Ramabaja

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e veteranit të gazetarisë, Muharrem Ramabaja.

Përmes një telegrami ngushëllimi, AGK ka theksuar se Ramabaja kishte punuar si gazetar në gazetën Zëri që nga viti 1977, ku më pas në vitin 1990, u emërua drejtor i gazetës të cilën e udhëhoqi deri në vitin 1993.

“Ramabaja ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 65 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë disavjeçare.

Për shkak të pandemisë varrimi do të mbahet me rrethin e ngushtë familjar, në Zllatar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve”, thuhet në telegram.


MË SHUME NGA Aktuale