Makina përplas motoçikletën në Kryebushat, humb jetën drejtuesi i saj
BKT
Shqipëri

Makina përplas motoçikletën në Kryebushat, humb jetën drejtuesi i saj

Mesditën e sotme një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në Kryebushat.

Bëhet e ditur se një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit.

Forcat e policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Aktualisht po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.abcnews.al

 


MË SHUME NGA Shqipëri