Çeku del i pafajshëm në rastin ‘Veteranët’, Haradinaj: E vërteta triumfoi

Çeku del i pafajshëm në rastin ‘Veteranët’, Haradinaj: E vërteta triumfoi

Zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka publikuar një foto me Agim Çekun pasi është shpallur i pafajshëm në rastin e veteranëve,.

Haradinaj ka thënë se gjeneral Çeku dhe udhëheqësit e tjerë, kanë triumfuar me të drejtë, duke u shpallur të pafajshëm.

“Respektimi i drejtësisë nga krerët e Komisionit Verifikues të Veteranëve, është dëshmi se e vërteta sado e vonuar do të triumfojë. Gjeneral Çeku dhe udhëheqësit e tjerë, sot triumfuan me të drejtë duke u shpallur të pafajshëm. Suksese miqve të mi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.


MË SHUME NGA Aktuale