Krasniqi: `Lideri suprem` bashkimin Kombëtar e ndërroi me kosovocentrizëm

Krasniqi: `Lideri suprem` bashkimin Kombëtar e ndërroi me kosovocentrizëm

Partia Socialdemokrate (PSD) sot përmes një aksioni simbolik e ka quajtur riciklim të politikanëve të vjetër liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Frashër Krasniqi nga PSD-ja përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook' tha se Kurti dhe partia e tij ashtu siç po i riciklon njerëzit, kanë ricikluar edhe idetë.  Sipas Frashërit, Kurti idetë e majta i ndërroi me të djathtat si dhe , sipas tij, Kurti mbrojtjen e UÇK-së e ndërroi me vlerat pro-jugosllave dhe me luftën kundër UÇK-së.

Postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

Mund të jesh i djathtë e pro-jugosllav, islamist radikal e erdoganist, leninist e kosovocentrist, i akuzuar për korrupsion e për keqpërdorime. Të gjitha të falen në momentin kur i puthë dorën liderit suprem.

Kjo ngase vetë lideri suprem dhe partia e tij, ashtu siç po i riciklon njerëzit, ka ricikluar edhe idetë. Idetë e majta i ndërroi me të djathtat. Bashkimin Kombëtar e ndërroi me kosovocentrizëm. Mbrojtjen e UÇK-së e ndërroi me vlerat pro-jugosllave dhe me luftën kundër UÇK-së.

Prandaj, në partinë e tij, që shërben si kosh plehërash, ai mban titullin Recycle Bin.