Bundesliga gjermane rikthehet sonte me sfida të ‘nxehta’
BKT
Sport

Bundesliga gjermane rikthehet sonte me sfida të ‘nxehta’

Bundesliga gjermane rikthehet me disa ndeshje interesante në kuadër të programit të ditës së martë për xhiron e 16-të.

Ndeshja më interesante do të jetë mes Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund. Pas 16 xhirosh, Leverkusen pozicionohet në vendin e tretë në tabelë, me tetë fitore, pesë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar 29 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Borussia Dortmund pas 16 ndeshjesh kanë regjistruar nëntë fitore, dy barazime dhe pesë humbje, kështu duke u pozicionuar të katërtit në tabelë, me gjithsej 29 pikë, aq sa ka edhe vendi i tretë.

Programi i plotë i ndeshjeve në Bundesligën gjermane vijon si më poshtë.

18:30 Borussia Monchengladbach (8) – Werder Bremen (12) (Stadiumi BORUSSIA-PARK)

20:30 Bayer Leverkusen (3) – Borussia Dortmund (4) (Stadiumi BayArena)

20:30 Hertha Berlin (13) – Hoffenheim (14) (Stadiumi Olympiastadion Berlin)

20:30 Mainz (17) – Wolfsburg (6) (Stadiumi Opel Arena)