Sa pak minuta në vitin 2021, Kumbulla për “hakmarrje” në Kupë
BKT
Sport

Sa pak minuta në vitin 2021, Kumbulla për “hakmarrje” në Kupë

Roma do të presë Specian në “Olimpico” në orën 21:15 në takimin e fundit e vlefshëm për 1/8 e Kupës së Italisë.

Pas leksionit në derbi, verdhekuqtë do të tentojnë të bëjnë kthesën sot në mbrëmje.

Derbi i parë për Marash Kumbullën rezultoi i humbur edhe pse nuk luajti, por sot trajneri Fonseksa prite të bëjë ndryshime, sidomos pas gafave të Ibanjezit ndaj Lazios.

Rolin e spanjollit pritet ta marrë pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i cili prej verës së kaluar mban fanellën e Romës.

20-vjeçari do të jetë titullar në takimin e sotëm kundër Specias, pasi ka munguar në dy daljet e fundit në kampionat të Romës.

Në total sivjet ai ka luajtur 14 herë, por pavarësisht ecurisë për të mos u ankuar, ai në këtë 2021 ka qenë në fushë për vetëm 27 minuta në fitoren kundër Romës kur hyri në fushë pasi shokët e tij e kishin çuar sfidën në shifrat 3-0.