08:41 / 20.01.2021
Ndërron jetë ushtari shqiptar në Afganistan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan, ku ka ndërruar jetë një ushtar shqiptar që ishte me mision.
Lajmi konfirmohet për Euronews Albania nga Ministria e Mbrojtjes, por nuk dihet ende identiteti i shqiptarit që ka humbur jetën.
Deri më tani nuk dihen as rrethanat sesi ka ndërruar jetë ushtari, ndërkohë që pritet një reagim nga Shtati i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.























