Ronela Hajati jep detaje rreth albumit “Rron”
BKT
Magazina

Ronela Hajati jep detaje rreth albumit “Rron”

Ronela Hajati ka zbuluar më shumë detaje rreth albumit të ri.

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Por, ajo gjatë kësaj periudhe ka qenë e zënë duke punuar për albumin e ri, të cilin pritet ta lansojë gjatë këtij viti.

Me anë të disa postimeve, artistja bëri të ditur se albumi i saj i ri titullohet “Rron” dhe do të përmbajë 10 ose 12 këngë.

Albumi në fjalë do të publikohet në dy pjesë, ndërsa për fansat ajo zbuloi disa pjesë të këngëve të “Rron”.

Njëra prej këngëve titullohet “Larg”, ndërsa “Aventura” thotë se është kënga, të cilën po e presin të gjithë.

Njërën nga këngët, Ronela planifikon ta publikojë për ditëlindjen e saj, më 2 shtator.

“Aventura” është kënga të cilën po e presin të gjithë. Më falni, se duhet pak nxeht për këtë”, shkruan ajo në njërin postim. 


MË SHUME NGA Magazina