09:29 / 20.01.2021
Brataj, apel politikës: Të gjitha partitë të drejtohen nga shëndetësia
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se politika duhet të drejtohet nga shëndetësia për të zgjidhur njëherë e mira të gjitha problemet.
“Të gjitha partitë politikë të drejtohen nga shëndetësia. Në 68 mijë të infektuar, 200 u trajtuan jashtë. Nuk mund të ikësh askund pa u trajtuar në fillim këtu te ne, nuk të pranon kush. Te shëndetësia të ulen mirë dhe t’i dëgjojnë të gjithë që të dalin të gjitha problemet, në mënyrë që përgatitjet të jenë të menjëhershme, njofton A2news.
Shkenca duhet të ishte pararojë siç u bë në shumë vende të botës. Gjërat bazë mund të bëhen më së miri dhe kontribuojnë”, tha Brataj.























