Personat me nevoja të veçanta duan qasje më të lehtë të lëvizjes
BKT
Lajme

Personat me nevoja të veçanta duan qasje më të lehtë të lëvizjes

Faruk Kukaj qytetar nga Prishtina, të mërkurën ka qenë në seancë gjyqësore në cilësinë e paditësit, ndaj Komunës së Prishtinës, për moskrijimin e qasje së lehtë në lëvizje të personave me aftësi të kufizuara

Pas seancës së parë Kukaj, ka thënë se ai dhe personat të tjerë me aftësi të kufizuara e kanë problem lëvizjen në kryeqytet dhe në institucione, raporton EO.

Afrim Maliqi drejtor i shoqatës HANDIKOS, tha se ata janë të diskriminuar në lëvizje. Sipas tij, kryetari Ahmeti s’ka përmbushur premtimet e dhëna për qasje më të lehtë.

Besart Elshani nga zyra e Avokatit të Popullit, tha se ky mund të jetë rasti i parë kur një qytetar bënë një padi të kësaj natyre.

Ai tha sa sot nga gjykata i është dhënë afat paditësit për përpilim të padisë dhe sjelljes së faktëve.


MË SHUME NGA Lajme