10:55 / 20.01.2021
Soreca thirrje shqiptarëve: Rinovoni dokumentet biometrike
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim online me komisionerin shtetëror Ilirjan Celibashi.
Mësohet se ata të dy kanë diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që Soreca i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të rinovojnë urgjentisht dokumentet biometrike, njofton oranews.
“Po punohet për zbatimin e kodit të ri zgjedhor bazuar në reformën 5/6. Por rinovimi i shumë dokumenteve biometrike të ID është një sfidë e madhe. Ne bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë t’i rinovojnë ato urgjentisht para ditës së zgjedhjeve”, shkruan Soreca.























