Dua Lipa në Jimmy Fallon
BKT
Magazina

Dua Lipa në Jimmy Fallon

“The Tonight Show with Jimmy Fallon” është një nga show të komedisë llajv televizive më të njohura në botë. Aty superstarët nuk thirren vetëm për promovim, e për të folur apo për të promovuar veten. Në të vërtetë e vetmja mënyrë për të promovuar veten në këso show është të hapesh dhe të mahnitësh audiencën me karakterin, të bëmat dhe historitë tua personale.

Dua Lipa, dhe Kosova e “përmendur” disa herë një natë më parë tek Jimmy Fallon ‘ishin’ superstar që e bartën audiencën në një nivel më të lartë të njohjes, ndërmjet Duas dhe njerëzimit globalisht, e me këtë edhe Kosovën. Aq më shumë kjo nuk është e vetmja herë.

Në vitet nëntëdhjetë kur kishin arritur antenat satelitore kishim mësuar edhe për David Letterman, Jay Leno, Connan O’Brain, ende pa qenë i njhur Jimmy Fallon. Ishin show të natës me mysafirë special, superstarët më të njohut në botë të cilët hapeshin, tregonin histori nga jeta e tyre personale dhe promovonin projektet e tyre.

Dhe e vetmja mënyrë për t’i parë këto ka qenë që të prisnim deri natën vonë kur kanali televiziv gjerman RTL i emetonte këto pa sinkronizim në gjuhën gjermane, pra i emetonte në origjinal.

Prisnim deri në dy të natës për të parë Connan O’Brain, tanimë show man më i njohur së paku në Amerikë. Ishte David Letterman në New York dhe Jay Leno, e po ashtu edhe Connan O’Braian.

Sapo mësonim për stand up comedy, për komedinë televizive, dhe për këtë lloj të komedisë.

Ishte gjë e paharrueshme, superstar të botës në një emision duke u tallur, duke treguar histori të sinqerta të jetës së tyre dhe shaka të paharrueshme.

Ishin vitet nëntëdhjetë dhe as nuk mund të ëndërronim apo të imagjinonim nëse kishte një shqiptar, nëse do të kishte ndonjë shqiptar ndonjëherë që do të merrte pjesë në këto show.

Tash është Dua Lipa e cila “rules” jo vetëm “mysafirllëkun” , por edhe është e kërkuar, është e njohur është e denjë për këtë “mysafirllëk”, në këtë moshë aq të re. Të mos harrojmë pjesëmarrjen e Rita Orës në emisionin “Show Your Face” një nga show më të njohur në tërë Britaninë, që e kishte kërkuar Rita Orën të njohur për karakterin e saj.

Dua tek Jimmy Fallon ka folur për historinë e saj me humor të sinqertë dhe të superstar-it. Flet për “cimeren” e saj, për “shpërnguljen e saj në moshën 15 vjeçe” dhe për “spiunimin e cimeres së saj”.

Kosova tek Jimmy Fallon. Kosova me një yll të saj shpërthen në Jimmy Fallon Tonight Show.

Dua dhe Kosova, dhe të gjithë të rinjtë kosovar të mbetur peng i këtij moçali politik në Kosovë, janë dëgjuar, në një mënyrë kanë shpërthyer tutje në glob. Për aq sa ka zgjatur pjesëmarrja e Duas Kosova ka përkitur në botë. Në të vërtetë është plotësuar ëndrra kosovare – për të përkitur në botë. Dhe atë duke shkëlqyer, në tërë madhështinë e Duas dhe përmes saj!


MË SHUME NGA Magazina