PD zgjedh Xhelal Mziun drejtues politik në qarkun Dibër
BKT
Shqipëri

PD zgjedh Xhelal Mziun drejtues politik në qarkun Dibër

Partia Demokratike ka zgjedhur ish-kryetarin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu si drejtues politik për qarkun e Dibrës, ndërsa ish-deputeti Tomor Alizoti do të drejtojë qarkun e Beratit.

Po ashtu, dy ditë më parë PD caktoi nënkryetarin e kësaj partie, Edmond Spahon si drejtues politik për qarkun e Korçës. Drejtimin e qarkut të Lezhës Partia Demokratike i ka besuar ish-deputetit Mark Marku, njofton euronews.albania.

Kur kanë mbetur edhe tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike ka caktuar drejtues edhe në qarqet e tjera.

Kështu, në Durrës është vendosur Edi Paloka, në Elbasan Gazment Bardhi, në Shkodër Helidon Bushati, në Vlorë Bujar Leskaj dhe në Fier Enkelejd Alibeaj.


MË SHUME NGA Shqipëri