16:06 / 20.01.2021
Cuadrado i gatshëm për sfidën ndaj Napolit
Një lajm i mirë për Juventusin e Andrea Pirlos, për sa i përket infektimeve me koronavirus. Juan Cuadrado është shëruar nga COVID-19 dhe është i disponueshëm për sfidën e mbrëmjes së sotme ndaj Napolit për Superkupën e Italisë.
Siç transmeton Panorama, këtë lajm e ka bërë publike vetë skuadra e Juventusit ku ka deklaruar se pas tamponeve të kryer anësori I bardhezinjve është shëruar plotësisht nga SARS-COV-2.























