Alaba e lë në pritje Realin, dëshiron të bisedojë edhe me Barçën

Alaba e lë në pritje Realin, dëshiron të bisedojë edhe me Barçën

Futbollisti austriak i Bayern Munichut është afër transferimit në Real Madrid, por që dëshiron të bisedojë edhe me drejtuesit e Barcelonës para se ta marrë vendimin final për të ardhmen e tij.

David Alaba nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Natyrisht, tashmë është thuajse e sigurt se futbollisti austriak do të largohet nga Bayern Munichu gjatë verës që vjen pasi nuk arriti marrëveshje me gjigantin bavarez për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në fund të sezonit.

E tash, mbrojtësi i majtë, i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës dhe mesfushor defanziv, është duke shikuar përpara.

Ditëve të fundit spekulohej për një transferim të tij të mundshëm në Real Madrid.

Mirëpo, “Sky Sport Germany” njofton se Alaba dhe përfaqësuesit e tij janë të vendosur të bisedojnë edhe me Joan Laportan, nëse ish-presidenti i Barcelonës i fiton zgjedhjet në klub.

Nga vera, Alaba do të jetë lojtar i lirë, ndërsa ka të drejt të bisedojë me klubet tjera qysh tash.