23:52 / 20.01.2021
Olta Xhaçka uron Presidentin Biden: Sytë e gjithë botës janë tek ju!
Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhacka ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka shkruan se sytë e të gjithë botës janë tek Joe Biden dhe SHBA, transmeton TCH.
Ministrja për Evropën dhe Punët e jashtme, Olta Xhacka në rrjetet sociale:
Congratulations to President @JoeBiden and VP @KamalaHarris.
The eyes of the world are on you!
-------
Urimet më të mira për Presidentin e Amerikës Joe Biden dhe Zëvëndësespresidenten Kamala Harris.
Sytë e gjithë botës janë tek ju!























