09:49 / 21.01.2021
Ronaldo flet pas golit historik dhe fitimit të Superkupës
Juventusi fitoi Superkupën e Italisë pasi mposhti Napolin me rezultat 2-0.
Njërin nga dy golat për Zonjën e Vjetër e shënoi Cristiano Ronaldo.
Portugezi është shprehur shumë i lumtur për titullin e fituar, transmeton "albeu".
"Shumë i lumtur me titullin tim të 4-të në Itali … Ne jemi kthyer! Ky është Juve që duam, kjo është ekipi që i besojmë dhe kjo është fryma që do të çojë në fitoret që duam! Bravo, djema!", ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.
Ronaldo gjithashtu u bë edhe golashënuesi më i mirë në histori.























