Kjo është vendi përrallorë ku Kylie dhe Kendall po i kalojnë pushimet
BKT
Magazina

Kjo është vendi përrallorë ku Kylie dhe Kendall po i kalojnë pushimet

Kylie dhe Kendall Jenner po jetojnë si mbretëresha në kufirin jugor të Meksikës duke shijuar diellin në një kështjellë buzë detit, shkruan TMZ.

Miliarderja dhe motra e saj modele prenotuan kështjellën super luksoze “Ocean de Sol de Oriente” në Costa Careyes

Vila me 6 dhoma gjumi ndodhet në majë të Gadishullit të La Estrellas – që është spanjisht për Yjet – dhe është e rrethuar nga një pishinë prej 360 gradësh që ofron pamje panoramike të oqeanit dhe plazhit.

Aty shkon mbi 6 mijë dollarë nata dhe ka vend për 12 persona por udhëtimi i vajzave është i rezervuar vetëm për Kylie, Kendall dhe Stassie Karanikolaou.

Më poshtë mund të shihni pamje brenda pronës luksoze.


MË SHUME NGA Magazina