Bebe Rexha motivon fansat të mos dorëzohen nga ëndrrat
BKT
Magazina

Bebe Rexha motivon fansat të mos dorëzohen nga ëndrrat

Bebe Rexha frymëzohet nga Joe Biden.

Të mërkurën u bë inaugurimi i presidentit Joe Biden, i cili është i 46-ti me radhë.

Biden arriti të vije në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në moshën 78-vjeçare, rast i cili duhet të shërbejë si frymëzim për ata që duan t’i ndjekin ëndrrat.

Një gjë të tillë e tha këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila arritjen e presidentit Biden e shfrytvzon për t’i motivuar fansat për të ndjekur ëndrrat.

“Thjesht dua t’ju bëj të ditur. Asnjëherë nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat tuaja. Joe Biden është 78 vjeç dhe po bëhet president i Shteteve të Bashkuara sot. Mos u dorëzoni”, shkroi 31-vjeçarja dje kur Biden po inaugurohej si president.

Rrugë të vështirë për të arirtur këtu ku është tani ka pasur edhe vet Bebe, e cila asnjëherë nuk u dorëzua dhe sot gëzon famë të madhe. 

 


MË SHUME NGA Magazina