09:14 / 22.01.2021
Ava Max paralajmëron klipin e ri muzikor për “My head and My heart”
Këngëtarja pyeti fansat në lidhje me klipin e ri muzikor.
Ava Max, këngëtarja e njohur ndërkombëtare ka paralajmëruar risi për fansat e saj.
Ajo publikoi një fotografi ku sugjeroi se ajo mund të xhironte një klip të ri për këngën e saj “My head and My heart”, e cila tashmë ka një video vetëm me tekst.
“Kush dëshiron një video klip për këngën “My head and My heart”?, shkroi Ava në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.
Ndërsa fansat nuk ngurruan të votonin pozitivisht në komente duke thënë se atyre iu duhet një klip muzikor.























