Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 54-vjeçari nga Elbasani

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 54-vjeçari nga Elbasani

Një 54-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia shqiptare ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Gjykata e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” që prej datës 25 Nëntor 2020. Ai akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”.

Sapo të përfundojnë veprimet nga zyra e Interpolit në Tiranë, pritet që të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas shqiptar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

R.E., 54 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë./TCH/