Shqipëria e para në Evropë për azil

Shqipëria e para në Evropë për azil

Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Është ky alarmi i presidentit Ilir Meta, duke publikuar në facebook edhe kërkesat për azil.

Kreu i shtetit apelon për të vepruar përmes politikave dhe mudnësive për të rinjtë, në mënyrë që të ndalet shpopullimi, njofton A2news.

“Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan. Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin. Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët!”.