Shtyhet premiera e filmit të ri të James Bond, “No time to die”

Shtyhet premiera e filmit të ri të James Bond, “No time to die”

“No Time To Die” është shtyrë përsëri.

Një datë e re për filmin u shpërnda në llogarinë zyrtare të filmit në Twitter të enjten, duke zbuluar se data e fundit e pritshme e publikimit është 8 tetori i vitit 2021, shkruan Daily Mail.

Filmi ishte planifikuar më parë të publikohej më 2 prill, pasi tashmë ishte goditur nga disa ndryshime për shkak të pandemisë së COVID-19.

Filmi me regji të Cary Joji Fukunaga, ishte planifikuar fillimisht për t’u shfaqur në prill, por u shty përsëri në nëntor para se data e publikimit të ndryshohej edhe një herë në prill të vitit 2021 nën dritën se pandemia do të ishte më e lehtësuar.

Tashmë ishte spekuluar se filmi do të shtyhej përsëri kur javën e kaluar, “BN DeStem” pretendoi se sipas pronarit të kinemasë Carlo Lambregts filmi do të vonohej deri në nëntor.

“No Time To Die” është filmi i 25-të në ekskluzivitet e “James Bond”.


MË SHUME NGA Magazina