Kapshtica mbyllet deri më 8 shkurt

Kapshtica mbyllet deri më 8 shkurt

Pala greke në pikën kufitare të Kapshticës ka njoftuar se afati i bllokimi të kësaj pike kalimi do të shtyhet deri më 8 shkurt.

Ky vendim është marrë  në bazë të masave për situatën e krijuar nga pandemia Covid-19.

Dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë vijon të jetë e mbyllur. Ndërkohë që Dalja nga Greqia dhe hyrja për në Shqipëri do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë,njofton oranews.

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.