Gigi Hadid zbulon emrin unik të vajzës në mënyrën më të mirë

Gigi Hadid zbulon emrin unik të vajzës në mënyrën më të mirë

Gigi Hadid së fundmi ka zbuluar emrin e vajzës së saj, përmes rrjeteve sociale.

Modelja 25 vjeçare, zbuloi se e kishte quajtur vajzën e saj katër muajshe ‘Khai’ pasi ndryshoi në heshtje biografinë e saj në Instagram të enjten, shkruan Daily Mail.

“Nëna e Khai-t”, lexohet në biografinë aktuale të saj në insagram.

Emri i Khai ishte mbajtur në fshehtësi që kur Gigi lindi përsëri në shtator, dhe në një moment fansat spekuluan se emri ishte zbuluar në një këngë të re Taylor Swift.

Interneti ishte ndezur me spekulime se e porsalindura ishte quajtur Dorothea, pasi Taylor publikoi një këngë me të njëjtin emër në dhjetor.

Sidoqoftë, burimet më vonë i thanë TMZ-së se nuk ishte e vërtetë.

Megjithatë, emri ka një ngjashmëri me emrin e mesëm të motrës së Gigi, Bella Hadid, Khair.

Gigi zgjodhi të zbulonte emrin e vajzës së saj në të njëjtën ditë që e reja mbushi katër muaj.


MË SHUME NGA Magazina