Yuri Kim sërish thirrje partive: Kontrolloni emrat, mos minoni demokracinë

Yuri Kim sërish thirrje partive: Kontrolloni emrat, mos minoni demokracinë

Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë larg. Nisur nga kjo situatë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zgjedhur t`i përsërisë liderëve politikë paralajmërimin për të mos vendosur në lista persona me probleme me ligjin.

"Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancë  para Senatit: Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit", shkruan Kim në një postim në Twitter, duke ripostuar mesazhin e 22 korrikut, ku theksohet se në listat e kandidatëve nuk duhet të ketë persona të inkriminuar, njofton euronews.albania

 "Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin", ky është mesazhi i ri-publikuar i Yuri Kim. 

Më 25 prill, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme. 

Mbi 800 mijë shqiptarët nuk e kanë rinovuar kartën e identitetit dhe nëse nuk kanë as pasaportë nuk mund të votojnë. 

Në total në zgjedhjet e 25 prillit kanë të drejtë vote 3.5 milionë banorë.