12:47 / 22.01.2021
“Ti je pjesa më e mirë e ditës”, Bieber i dedikon fjalët e ëmbla partneres
Justin ka postuar një imazh të ëmbël me Haileyn.
Justin Bieber dhe Hailey Bieber janë çifti më i përfolur në showbizin ndërkombëtar.
Të dy jo rrallë herë i dedikojnë njëri tjetrit fjalë zemren romantike me postime në rrjete sociale.
Së fundmi ishte Justin ai që publikoi një imazh me Haileyn ku shkroi se ajo ishte pjesa më e mirë e ditës së tij.
“Pjesa më e mirë e ditës”, shkroi Justin në mbishkrimin e fotografisë së bukur.























