Lady Gaga tregon çfarë mesazhi fshihej pas pëllumbit në xhaketën e saj

Lady Gaga tregon çfarë mesazhi fshihej pas pëllumbit në xhaketën e saj

Detaji që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve! Lady Gaga zbulon çfarë mesazhi fshihej pas pëllumbit në xhaketën e saj.

Ditën e djeshme në inagurimin e Joe Biden si president i SHBA, ishte e pranishme edhe këngëtarja e njohur Lady Gaga e cila këndoi himnin kombëtar shoqëruar nga banda e marinës amerikane. Gaga ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj madhështore e cila kishte zgjedhur të vishte një xhaketë të zeze pas trupit dhe një fund të gjatë e të fryrë ngjyrë të kuqe. Një pëllumb ngjyrë ari që e kishte vendosur mbi xhaketën e zezë i ka bërë përshtypje të gjithëve, kështu këngëtarja ka shpjeguar mesazhin që fshihej pas tij.

Në një postimi në Twitter ajo tregoi se përmes pëllumbit që mbante dhe një degë ulliri, dëshironte që të përcillte një mesazh paqeje.

Një pëllumb që mban një degë ulliri. Shpresoj që të gjithë ne të bëjmë paqe me njëri-tjetrin”, ka shkruar Lady Gaga. 

 


MË SHUME NGA Magazina