Komediani Dave Chapelle ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit

Komediani Dave Chapelle ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit

Komediani Dave Chapelle ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Një përfaqësues pranë tij e konfirmoi për median TMZ duke thënë se 47-vjeçari nuk ka ende asnjë shenjë të sëmundjes.

Megjithatë, Dave është izoluar dhe po respekton të gjitha masat kundër Covid-19. Dy ditë para se të bënte testin e koronavirusit, pozoi pranë njeriut më të pasur në botë, Elon Musk pasi dha shfaqje në një amfiteatër në Teksas.

Mbetet e paqartë nëse Dave është infektuar nga miqtë e tij të famshëm. Për shkak të vetëizolimit, ai është i detyruar që të anulojë shfaqjet e tij, të cilat ishin njoftuar se do të mbaheshin duke nisur nga e enjtja deri në fund të javës.

Para disa ditësh, Elon Musk mori fronin e njeriut më të pasur në botë pasi aksionet e prodhuesit të tij të automjeteve elektrike u rritën ndjeshëm.

Vetëm 1.4 miliardë dollarë nën të është Jeff Bezos. Aksionet e Tesla u rritën me 4.7%, duke e rritur pasurinë e Musk me 7.8 miliardë dollarë, në 183.8 miliardë dollarë, shkruan Forbes.

 


MË SHUME NGA Magazina