Mia Malkova blen kështjellën e të ndjerit DJ Avicii për 4 milionë dollarë

Mia Malkova blen kështjellën e të ndjerit DJ Avicii për 4 milionë dollarë

Për ata që nuk e njohin emrin e Mia Malkova, ylli amerikan i filmave për të rritur është bërë me shpejtësi një nga yjet më të mëdhenj në botë, duke ngritur statusin e saj të famshëm në një ndjekje marramendëse prej 7.4 milionë fansave vetëm në Instagram.

Megjithëse videot e saj janë pjesë e faqeve për filmat për të rritur, por tani, aktorja u kthye në influencere, duke arritur së fundmi edhe të blejë kështjellën ku banonte DJ i famshëm botëror, Avicii.

Në po atë kështjellë, DJ i ndjerë suedez i cili ndërroi jetë tri vjet më parë xhiroi albumin e tij të fundit në karrierë, shkruan WeRaveYou.

Albumi u publikua në vitin 2019, pasi shumë producentë u vërsulën për të dhënë prekjen e fundit në shumë këngë të albumit, pasi Tim Bergling (aka Avicii) nuk i kishte përfunduar plotësisht ato në kohën e vdekjes së tij në Oman.

Tani, Malkova do të transferohet në kështjellën luksoze, ku Tim qëndroi për shtatë javë, duke kompozuar albumin e tij në bibliotekën dekadente dykatëshe të shtëpisë.

Kjo kështjellë është e mbështjellë me një fasadë të veçantë dhe ka një hapësire prej 13,000 metrash katrorë. Ajo krenohet me një total prej pesë dhomash gjumi dhe disa shkallë gjigante dredha-dredha.

Kështjella gjithashtu ka një kinema, një palestër me një mur për ngjitje.

Malkova, e cila njihet më së shumti për pamjen e saj fizike joshëse, dhe stilin energjik akoma të performancës / aktrimit është gjithashtu e sigurt që do të përfitojë plotësisht nga suita master, e cila është e kompletuar me një sauna, vaskë të nxehtë dhe oxhak; sende të cilat me siguri e frymëzuan Timin gjatë krijimit të albumit. /Telegrafi/

 


MË SHUME NGA Magazina