Bella Hadid rikthehet në rrjete sociale pas një mungese të shkurtër

Bella Hadid rikthehet në rrjete sociale pas një mungese të shkurtër

Bella Hadid u rikthye në rrjete sociale.

Supermodelja e njohur botërisht, Bella Hadid zakonisht është mjaft aktive në rrjete sociale.

Ajo tashmë më shumë se 2 javë nuk ishte bërë e gjallë në Instagram ku edhe merakosi fansat e saj me këtë gjë.

Postimi i fundit i supermodeles ishte më 5 janar, kur kishte publikuar kopertinën e saj për “V Magazine” për muajin janar.

Ndërsa Bella u rikthye në rrjetet sociale thuajse 2 javë më vonë duke treguar se ishte “arratisur” për disa ditë për të gjetur vetveten.

Bella ka postuar disa imazhe të librave që ka lexuar këto kohë, të miqve të ngushtë, me kuajt në fermën e saj në Pensilvani, të disa objekteve të fatit dhe engjëjve duke u bërë thirrje ndjekësve t’i kushtojnë rëndësi shëndetit mendor.

“Qëndrova larg disa kohë për të reflektuar dhe për të mësuar për veten time në një mënyrë që do të ishte shumë për t’u shpjeguar për momentin, por me kohën do ta shpreh. Kujtimet me të cilat u ktheva janë mençuri e pastër, një marrëdhënie më e ngushtë me veten dhe shpirtin tim, një ndjenjë dashurie për veten që më ka munguar gjithmonë, disa miq të shkëlqyeshëm dhe këto libra ku gjeta veten. Gjeta përsëri veten, forcën dhe dritën time. Unë jam këtu për të qenë një instrument i paqes dhe dashurisë, për të ndihmuar njerëzit që vuajnë… Faleminderit engjëjve të mi që më kanë mbështetur dhe vazhdojnë të më duan. Ju më shpëtuat. Gjeni kohë për të marrë ndihmë për shëndetin tuaj mendor. Ia vlen që të arrini potencialin tuaj të plotë.”, shkroi Bella.

 


MË SHUME NGA Magazina