Dy vite pas ndarjes, Adele arrin marrëveshjen e divorcit me Simon Konecki

Dy vite pas ndarjes, Adele arrin marrëveshjen e divorcit me Simon Konecki

Adele thuhet se ka arritur një marrëveshje divorci me ish-burrin e saj Simon Konecki. Us Weekly raporton se këngëtarja britanike dhe ish partneri i saj depozituan marrëveshjen e divorcit prej 171 milion dollarësh në gjykatë të Premten. Marrëveshja vjen pothuajse dy vite pasi dyshja, të cilët ndajnë djalin tetë vjeçar Angelo njoftuan ndarjen pas shtatë vitesh së bashku.

Pasi njoftoi ndarjen, Adele bëri kërkesë për divorc pesë muaj më vonë. Përfaqësuesi i këngëtares tha asokohe për mediat: “Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata janë të përkushtuar për të rritur djalin e tyre me dashuri. Si gjithmonë kërkojnë privatësi.”

Adele dhe 46-vjeçari u takuan për herë të parë në 2011 dhe mirëpritën djalin e tyre në tetor 2012. Një burim tha asokohe se “marrëdhënia e tyre evoluoi dhe u bënë më shumë si miq sesa të dashuruar “.


MË SHUME NGA Magazina