Haradinaj: Motivimi dhe mobilizimi për fitoren, na shton entuziazmin

Haradinaj: Motivimi dhe mobilizimi për fitoren, na shton entuziazmin

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Ferizajn.

“Vizitën e parë për ditën e sotme e nisëm në qytetin me hekurudhë, Ferizaj”, ka shkruar Haradinaj. 

Haradinaj në rrjetin social Facebook  ka treguar se ka bashkëbiseduar me strukturat dhe simpatizantët mbi problematikat aktuale si dhe programin e AAK-së. 

“Motivimi dhe mobilizimi për fitoren, na shton entuziazmin dhe na jep forcë që të punojmë më shumë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tregon Haradinaj.

Postimi i plotë:

Vizitën e parë për ditën e sotme e nisëm në qytetin me hekurudhë, Ferizaj. 

Në këtë vizitë, gjeta rastin të bashkëbisedoj me strukturat dhe simpatizantët tonë mbi problematikat aktuale si dhe programin tonë, si dhe mirëpritëm anëtarët e rinj që iu bashkuan familjes tonë të madhe. 

Motivimi dhe mobilizimi për fitoren, na shton entuziazmin dhe na jep forcë që të punojmë më shumë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët.  

#ForcaeKosovës

RH