Elshani i PDK-së në KQZ akuzon rëndë Buleshkajn

Elshani i PDK-së në KQZ akuzon rëndë Buleshkajn

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, ka thënë se kryetari i zyrës për certifikim të partive politike dhe kandidatëve me rekomandimin e tij ka goditur rëndë demokracinë.

Përfaqësuesi i PDK’së, ka thënë se Buleshkaj me një rekomandim të tillë “ka bërë atentat ndaj demokracisë”.

“Ju z. Buleshkaj sot me këtë rekomandim kë bërë atentat ndaj demokracisë.  Këtë rekomandim po e bëni bazuar në simpati politike”, ka thënë tutje Elshani.

“Cila është arsyeja që e ke ndërru qëndrimin kaq shpejt, a je kërcënu, a të kanë ofru ryshfetë”, ka thënë tutje përfaqësuesi i PDK’së.

“Vendimi yt është sulm kundër demokracisë dhe nuk do t’i shpëtosh përgjegjësisë ligjore. Me këtë vendim po i shkel të gjitha hallkat e shtetit ligjor”, ka potencuar ai.

“ju ftoj që ti kalojmë listat e partive që janë të pastëra”, ka theksuar Elshani.


MË SHUME NGA Aktuale